Nëse jeni shtatzënë, harrojini këto veprime
Pëlqej
Ndërsa mbani brenda trupit tuaj një bebe duhet të tregoni kujdesin maksimal duke evituar edhe disa veprimecaktuara.

Në çdo moment duhet t’i bëni gjërat në mënyrën e duhur pasi muajt e parë janë tepër delikatë. Pra trimestri i parë nuk duhet të konsiderohet si një periudhë e lehtë për t’u kaluar. Duke qënë kështu gruaja duhet të mos kryerjë disa veprimecaktuara në mënyrë që të mos e rrezikojë fëmijën.

Cilat janë këto veprime?

• Mos e stërmundoni veten me punë, qoftë në karrierën tuaj qoftë në shtëpi. Disa lëvizje janë totalisht për t’u evituar në shtatzani.

• Qëndroni larg substancave helmuese, alkoolit dhe duhanit. Edhe tymi pasiv është shumë i rrezikshëm sepse mund të shkojë tek fetusi nëpërmjet frymëmarrjes.

• Evitoni tensionet e mëdha emocionale që e acarojnë sistemin tuaj nervor dhe ndikojnë në rritjen e fetusit.

• Mos vishni rroba shumë të ngushta sidomos në zonën e barkut.

• Nuk duhet të konsumoni medikamente pa folur më parë me mjekun.

• Mos e teproni me aktivitetin fizik. Sportet tepër intensive nuk duhet të praktikohen.

• Mos bëni dush me ujë të nxehtë sepse mund të zgjerohen enët e gjakut dhe të ulet tensioni duke shkaktuar edhe gjendje të fikti.

• Mos e teproni me aplikimin e vajrave dhe kremrave në lëkurë. I përdorni në sasinë normale ndryshe mund të shkaktojë alergji në zonën e lëkurës. Një kujdes të madh duhet të bëni edhe me ushqimin tuaj.
Shtuar më 14/09/2018, ora 23:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori