27 raste me Covid-19 sot në Shqipëri, asnjë humbje jete

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 27 raste me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 16 pacientë, ndërsa raste aktive në të gjithë vendin janë 201.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 478 testime, 27 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 16 të shëruar në 24 orët e fundit

3 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 478 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 27 qytetarë, në këto Bashki:

9 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Sarandë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Durrës, Kamëz, Lushnje, Delvinë, Korçë.

Janë 201 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,053 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                27

Të shëruar në 24 orë             16

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     478

Testime totale                   1,998,247

Raste pozitive                      331,847

Raste të shëruara                  328,053

Raste Aktive                             201

Humbje jete                              3,593

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë                    136

Vlorë                         20

Gjirokastër                14

Durrës                     8

Fier                           7

Berat                           6

 

Elbasan                   4

Shkodër                 2

Korçë                       2

Lezhë                       1

Dibër                           1