Nëse i keni arritur të 40-tat, këto ushqime nuk duhet më t'i hani
Aftësitë rimëkëmbëse të trupit zbehen ndjeshëm pas të dyzetave. Në këtë grup moshë, njeriu është më i rrezikuar nga kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës, artriti apo diabeti.

Njerëzit e moshës 35-55 vjeç që kanë nivele mesatarisht të larta të kolesterolit përballen me një rrezik të rritur të sëmundjevezemrës që arrin deri në 39%. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për ushqimet që duhen shmangur pas këtij pragu të rëndësishëm të moshës së njeriut.

Mishi i përpunuar

Studimet thonë se ngrënia e mbi 200-300 gr mish të përpunuar në ditë rrit rrezikun e sëmundjeve të parakohshme nga sëmundjet e zemrës. Këtu përfshihen salsiçet, proshutat dhe sallamet.

Alkooli

Konsumi i lartë i alkoolit shkakton përthithjen e vitaminës A nga trupi. Kjo vitaminë është thelbësore për rigjenerimin e qelizave.

Pijet e gazuara

Këto pije janë të pasura me kafeinë, sheqerna, fruktozë dhe ëmbëlsues artificialë. Këto të fundit shkaktojnë dhimbje koke, marramendje, probleme me tretjen, gjumin, humorin dhe kujtesën. Pirja e një kanaçe të tillë në ditë rrit rrezikun e atakut në zemër me 20 %.

Të skuqurat

Ushqimet e skuqura rrit rrezikun e diabetit dhe sëmundjevezemrës. Ekspertët thonë se mënyrat e duhura të gatimit janë: me avull, zierja, pjekja.

Drithërat jo të plotë

Buka e bardhë, makaronat dhe produkte të tjera të përgatitura nga mielli i bardhë rrisin inflamacionin në organizëm. Ky i fundit përbën zanafillën e shumë sëmundjeve si ato kardiovaskulare apo diabeti i tipit 2.

Ëmbëlsirat e gatshme

Këto ëmbëlsira industriale rrisin rrezikun e sëmundjevezemrës por kanë përmbajtje të larta substancash që shkaktojnë sëmundje të mushkërive. Duke pasur në konsideratë listën e mësipërme, njeriu mund të arrijë të ketë një jetë më të shëndetshme pas të dyzetave. Duke e kombinuar edhe me aktivitetin fizik, cilësia e jetës në këtë moshë përmirësohet ndjeshëm.
Shtuar më 19/10/2020, ora 23:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori