Jo në Top-Channel! Albana Osmani rikthehet në ekran me projektin e madh

Karriera e moderatores Albana Osmani nisi në Top-Channel. Emisione si “Kupid”, “Select”, “Ti vlen”, “Albania’s Got Talent”, “E diell”, “Fan Club”, “Top Show Magazine” (si opinioniste), “Fiks Fare”, etj kanë qenë disa nga programet që kanë shënjuar karrierën e saj.

Megjithatë pas një kohe të gjatë shkëputjeje nga media, Albanën duket se do ta shohim së shpejti në ekran. Bëhet me dije se moderatorja e njohur pritet të jetë një nga prezantuesit e kampionatit botëror në Rtsh.

Prej saj nuk kemi ende një konfirmim zyrtar por thuhet se ajo do të rikthehet me një program sportiv eksperiencë të cilën e ka provuar edhe më parë.