Nëse doni të dobësoheni, kushtojini rëndësi orëve të gjumit
Të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është gjumi. Mungesa e tij ndikon në përqëndrimin dhe në performancën tonë gjatë ditës.

Ama një gjumë i keq ose mungesa e gjumit ndikon edhe në shtimin në peshë.

Sipas një studimi të bërë nga Professional Sleep Societies në SHBA, individët të cilët nuk flenë mjaftueshëm dhe nuk bëjnë një gjumë cilësor janë më të predispozuar për të patur neps dhe uri.

Këta njerëz janë gati të konsumojnë çfarë t’u shkojë ndër mend, në çfarëdolloj ore.

Kjo tendencë sigurisht që shpie në shtimin e kilogramëve.

Sipas studiuesve, për mirëfunksionimin e organizmit, është shumë e rëndësishme që një njeri të flejë 8 ose më shumë orë në ditë.

Kështu do ta ketë më të lehtë të bëjë një ndarje mes orëvegjumit, orëve aktive dhe vakteve që duhet të konsumojë shkruan womanhealth.

Pra me pak fjalë, nëse nuk je duke rënë në peshë me shumë mundësi nuk ta ka fajin as dieta dhe asgjë tjetër. Mjafton të flesh më shumë gjumë dhe gjithçka zgjidhet!
Shtuar më 06/11/2018, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori