Nëse doni një fytyrë si të një bebeje, këto janë mënyrat perfekte
Pëlqej
Ju ndodh shpesh të kaloni orë të tëra në qendra apo dyqane me produkte kozmetike, duke u menduar se cili nga këta 10 larës fytyre apo hidratues, bën që fytyra të shkëlqejë si gur diamanti? Mua po, shumë shpesh madje. Më ndodh edhe të largohem pa blerë asnjë, aq stresues mund të kthehet ky proces. Eksperienca personale dhe studime të ndryshme tregojnë se ajo për të cilën lëkura ka nevojë është më e thjeshtë sesa mënyra sesi reklamohet.

Për një lëkurë të shëndetshme dhe të mbrojtur, rutina bazike e mëngjesit duhet të ketë minimalisht:

Një larës fytyre – Jo një hap i domosdoshëm nëse keni lëkurë të thatë, ose mendoni që lëkura nuk ka prodhuar më shumë yndyrë seç duhet gjatë mbrëmjes. Një shpëlarje me ujë mjafton. Larësi i fytyrës duhet të jetë hidratues dhe nuk duhet t’ju shkaktojë ndjesinë e një lëkure të thatë, të tërhequr, jo elastike. Nëse kjo është ndjesia që ju jep, nuk është i duhuri për ju.

Hidratues – “Lëkurat e yndyrshme nuk kanë nevojë për hidratues” është një mit. Çdo lëkurë ka nevojë për hidratues, qoftë kjo e thatë, mikse, me tendencë akneike, e yndyrshme etj. Përzgjedhja e hidratuesit është proces individual dhe përcaktohet nga lloji i lëkurës suaj. Ajo çfarë çdo hidratues bën (perveçse të hidratojë lëkurën), është të ruajë sasinë e ujit të ndodhur nën lëkurë dhe të pengojë depërtimin e baktereve.

Mbrojtës dielli – Jo të gjithë të bëjnë të dukesh si një individ pa melaninë dhe as të lënë atë ndjesinë e një ngjitësi të përhapur kudo. Mbrojtësi i diellit duhet përdorur në çdo stinë, madje edhe në ditët me shi. Fakti që ju nuk e shihni diellin, nuk do të thotë që rrezet e dëmshme (UVA dhe UVB) nuk janë aty për t’ju shaktuar probleme që pas 20 vitesh do të donit t’i kishit parandaluar.

Lëkura ka aftësinë të shërojë dhe rigjenerojë vetveten, prandaj shumë studime dhe specialistë të fushës këshillojnë shtimin e më shumë produkteve, në varësi të problemeve që shfaqen ose hasen me kalimin e kohes. Pak dhe saktë, vlen edhe në kozmetikë.
Shtuar më 18/11/2018, ora 22:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori