Nëse do ta dinit sa shumë rrezikoheni nga tharëse e duarve në tualetet publike, s'do t'i përdonit kurrë
Ju mund të mendoni se jeni duke i pastruar duart kur i lani ato dhe përdorni tharëse ajri të nxehtë në tualetet publike. Keni të drejtë që e mendoni në këtë mënyrë, por ekziston një rrezik i fshehur në këtë histori. Shkencëtarët dyshojnë se tharëset e duarve janë në gjendje të hedhin shumë baktere në duart tona të sapolara. Dhe ajo çfarë rezulton është se ato nuk janë të sigurta për asnjërin nga ne.

Nëse jeni kurioz për të mësuar pse, lexoni më poshtë:

Tharëset e duarve përhapin lloje të ndryshme mikrobesh

Tharëset e duarve kanë fituar një popullaritet për shkak të komoditetit që ofrojnë. Studimet e fundit kanë treguar se pjesa më e madhe e baktereve vjen nga ajri i tualetit. Lëvizja e njerëzve të ndryshëm, këpucët e tyre, bëjnë që të shpërndahen mikrobe, prandaj nuk është e këshillueshme t’i thani duart në këtë mënyrë, sipas shkencëtareve.

Kapaku i tualetit e shton problemin

Nëse nuk e mbyllni kapakun e tualetit, ju jepni një kontribut për përhapjen e mikrobeve. Nëse kapaku është i hapur të gjitha mikrobet do të kalojnë në çanta, rroba dhe do të mbulojnë sipërfaqen e tualetit.

Sa serioze është kjo çështje?

Shumë mikrobe që u gjetën gjatë studimeve janë relativisht të padëmshme. Ato nuk kanë të ngjarë të shkaktojnë sëmundje serioze tek njerëzit e shëndetshëm dhe në disa raste ato madje mund të sjellin edhe rezultate pozitive, si rritja e sistemit tuaj imunitar. Mirëpo, ka disa grupe njerëzish që duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Po shkruajmë për ata persona me sistem imunitar të dobët ose që vuajnë nga sëmundje të rënda.
Shtuar më 17/08/2019, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori