Në trupin tuaj ka një pikë, ja si t'i largoni dhimbjet me një veprim
Pëlqej
Në trup ekzistojnë pika të caktuara kundër stresit, me stimulimin e të cilave trupi fillon të qetësohet dhe të lirojë stresin. Këtu hyn në lojë teknika fizio-refleksive.

Një pikë e tillë quhet Shen Men, ndërkaq me shtypjen e kësaj pike zvogëlohet stresi, shtohet energjia, forcohet imuniteti dhe zbutet ndjenja e dhembjes.

Kjo pikë gjithashtu redukton inflamacionet dhe mund të pushojë dhimbjet në gati çdo pjesë të trupit, transmeton Telegrafi.

Pika gjendet në pjesën e brendshme të sipërme të veshit, ndërsa me fërkimin e lehtë ajo bëhet aktive.

Po ju japim udhëzime për masazhin e pikës">pikës Shen Men me të cilën do të qetësoni trupin dhe shpirtin:

1. Me shkopth për vesh shtypeni pikën në vesh dhe butësisht bëni masazh.

2. Merrni frymë ngadalë dhe thellë dhe përgjoni marrjen dhe nxjerrjen e frymës.

3. Derisa merrni frymë, shikoni majtas, ndërsa derisa nxirrni frymën shikoni djathtas, por pa e kthyer kokën.

4. Gradualisht do të ndieni se si trupi juaj qetësohet, ndërkaq simptomat e stresit zvogëlohen.

Këshillë:

Pikës">Pikës në vesh mund t’i bëni masazh edhe me maja të gishtave. Bëni masazh pikës">pikës çdoherë kur ndieni që jeni nën stres të madh.

Ky veprim mund të përsëritet çdo ditë para se të shkoni të flini gjumë.
Shtuar më 25/09/2018, ora 22:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori