Në punë, pushim çdo 20 minuta
Të gjithë ata që punojnë në zyrë dhe qëndrojnë për orë të tëra të ulur në një karrige duhet të bëjnë një pushim çdo 20 minuta. Ky është përfundimi i një studimi nga shkencëtarët australianë.

Kërkuesit kanë zbuluar se të bësh një xhiro rreth zyrës çdo 20 minuta ndihmon në zvogëlimin e nivelit të glukozës dhe insulinës në gjak. Studimi është publikuar në revistën ‘Diabetes Care’.

“Kur ulemi muskujt nuk përdoren fare dhe kjo gjë pengon organizmin në kryerjen e proceseve të matabolizimit”, thekson profesor David Dunstan i Universitetit të Melburnit.

Ky grup kërkuesish, në një studim të mëparshëm, ka dalë në përfundimin se edhe njerëzit që shohin 4 orë televizor në ditë jetojnë më pak. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2012, ora 13:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori