Newcastle United në bisedime me lojtarin e Barcelonës

Klubi anglez në pronësi të sheikëve ka nisur bisedimet me Barcelonën për sulmuesin francez Ousmane Dembele siç tregon “FootMercato”.

24-vjeçarit i mbaron kontrata me katalanasit në qershor të vitit 2022 dhe deri më tani nuk janë ulur palët të diskutojnë për një rinovim kontrate.Dëmtimet e tepërta e kanë lënë në “background” francezin, i cili erdhi me shumë bujë nga Dortmundi.

Newcastle është gati të shpenzojë deri në 15 milion euro në sezon për rrogën e sulmuesit.

Sipas “FootMercato”, ky është rasti më i mirë i Barcelonës për të larguar Dembele nga ekipi./albeu.com


Shtuar 22.10.2021 15:18