Ndryshimet kryesore midis të 20-ve dhe të 30-ve
Mosha është pjesa që i shqetëson shpesh personat e ndryshëm, ka raste kur ato nuk e përjetojnë mirë faktin e ndryshimit të moshësh.

Kemi rastin e diferencës dhe ndryshimeve që pësojnë sidomos femrat nga vitet e tyre të 20-ta tek të 30-tat.

Ndër ndryshimet kryesore ndërmjet të 20-ve dhe 30-ve janë:

Trajtimi i bukurisë
Në të njëzetat përgatitja për gjumë do të thotë larje e dhëmbëve dhe fytyrës. Në të tridhjetat, ky proces përfshin një listë të gjatë të gjërave. Për shembull, fytyra nuk është më e mjaftueshme vetëm që të lahet, por trajtohet edhe me disa produkte të ndryshme kozmetike.

Sytjena
Në 20-tat sytjenet janë një opsion, ndërsa në 30-ta janë të detyrueshme, veçanërisht nëse keni fëmijë.

Balluke
Në 20-tat, femrat ndonjëherë mendojnë se do të ishte mirë që të kenë balluke për shkak se ato janë në modë. Kur hyjnë në 30-tat, balluket shërbejnë për mbulimin e rrudhave në ballë.

Përzgjedhja e të brendshmeve
Në të 20-tat, gjithmonë i zgjidhni me kujdes të brendshmet, sepse kurrë nuk dihet se me kë do të takoheni. Në të 30-tat, veçanërisht nëse janë të martuara, femrat ndjekin rregullën e pashkruar “sa më të rehatshme, aq më të mira”.

Palestër
Kur jeni në të 20-tat, humbja e peshës do të thotë mbajtje diete për disa ditë. Në të 30-tat, humbja e tepërt e kilogramëve nuk do të ndodh pa një djersitje të madhe, pavarësisht nga dieta e shëndetshme dhe e kontrolluar.

Shfrytëzimi i pincetave
Në të 20-tat, pincetat shfrytëzohen vetëm për vetulla. Në të 30-tat, qimet dalin në vende të ndryshme ku nuk do të duhet të rriten dhe për këtë arsye iu nevojitet pinceta.

Toleranca në alkool
Në të 20-tat, dehja gjatë mbrëmjes do të thotë se të nesërmen ju pret një drekë me një mik. Në të 30-tat, do të thotë se do të ju duhet një kohë për tu kthjellur sa që nuk do të keni kohë për të përgatitur mëngjesin dhe drekën, por as darkën për familjen.

Ngjyra për flokë
Në të 20-tat, femrat i ngjyrosin flokët për argëtim, ndërsa në të 30-tat, për t’i mbuluar të thinjurat.

Pastrimi i shtëpisë
Në të 20-tat, femrat vetë e pastrojnë shtëpinë, ndërsa në të 30-tat, kanë nevojë për ndihmë. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori