Ndjeheni të uritur tërë kohën? Këtu gjeni arsyet dhe këshillat
Nëse stomaku juaj “kërkon” ushqim gjatë tërë kohës dhe e keni ndjenjën që jeni të zbrazët në stomak, duhet të dini se nuk ndodh gjithmonë sepse jeni me të vërtet të uritur.

Janë shumë arsye përse nuk mund të keni ndjenjën e mbushur dhe ndjeheniuritur edhe nëse keni ngrënë pak kohë më parë.

Vizitat në natën e vona në frigorifer për të gjetur diçka për të ngrënë mund të jeni një shenjë e një diete dhe mënyre të çrregullt të ushqimit apo edhe paralajmërim që duhet të kontrolloheni te një mjek, raporton “Bright Side”.

Më poshtë gjeni disa prej arsyeve se pse ndjeheniuritur gjatë tërë kohës.

Hani shumë ushqime me karbohidrate

Karbohidratet gjenden në ushqimet e përpunuara, veçanërisht makaronat, ushqimet e pjekura, dhe ato me sheqer. Këto ushqime zakonisht nuk përmbajnë fibra dhe bënë që trupi juaj t’i tret ato shpejtë, çka qon deri tek uria e menjëhershme.

Ushqimet që përmbajnë fibra janë më të shëndetshme dhe nuk treten lehtë, andaj është mirë që t’i kushtoni kujdes.

Mund të keni sëmundjen e Diabetit

Diabeti, sidomos tipi i dytë i diabetit, është një sëmundje që ju bënë të ndjeheniuritur gjatë tërë kohës. Për shkak diabetit, glukoza, buri9mi i energjisë qëndron në gjak në vend që të shpërndahet në qelizat tona. Dhe kjo bënë që ai person të ndjehen i uritur gjatë tërë kohës.

Ushtroni shumë

Kjo është njëra prej arsyeve më të zakonshme se pse mund të ndjeheniuritur. Nëse ushtroni shumë, ju digjni shumë kalori dhe si rezultat ju vuani që të i rimerrni ato kalori, transmeton më tutje lajmi.net. Njerëzit që ushtrojnë vazhdimisht zhvillojnë një metabolizëm më të shpejtë dhe një apetit më të madh.

Keni shumë stres

Është mirë e njohur se ankthi konstant ka efekt në shëndetin tonë dhe në shtimin e apetitit. Ngrënia për shkak stresit (apo ngrënia emocionale) është një çrregullim i zakonshëm që vërteton se si stresi është i lidhur me ndjenjat e urisë.

Pini shumë alkool

Alkooli ndikon tejet shumë në apetitin tonë. Sipas hulumtuesve, alkooli e rrit leptinën, një hormon që është përgjegjës në ndjenjën e ushqimit, sidomos kur konsumohet para se të hahet ushqim. Të pini shumë po ashtu konsiderohet si një faktor i madh i obezitetit.

Nuk konsumoni shumë ujë

Janë shumë arsye të mira se pse konsumimi i ujit është i mirë për shëndetin tonë, duke përfshirë një sistem të shëndetshëm tretës, zemrës, trurit dhe një lëkurë të shëndetshme. Po ashtu, uji ndikon në uljen e ndjenjës së urisë. Studimet tregojnë se personat të cilët kanë pirë ujë para se të hanë ushqim, kanë marrur më pak kalori sepse uji i ka bërë të ndjehen më pak të uritur.
Shtuar më 24/08/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori