Ylli Ndroqi shoqërohet në Policinë e Tiranës

Ylli Ndroqi është shoqëruar në Policinë e Tiranës pas vendosjes së sekuestros ndaj 26 pasurive të tij, në përfundim të hetimit pasuror nga SPAK.

Ndroqit pritet t’i komunikohet vendimi i GJKKO për sekuestrimin e pasurive, bazuar nga dyshimet e SPAK se ato tejkalojnë fitimet reale të deklarara nga Ndroqi dhe familjarët e tij.

SPAK ka sekuestruar 2 apartamente, 5 automjete, 7 troje dhe një sipërfaqe pylli si edhe televizionet Ora News, Channel One si dhe shoqëritë ‘Yldon’, “Rendon oil” e “Don-Ucd”, “Interkinex”, “Albania Bay Marine”


Shtuar 3.08.2020 11:55