Ndikimi i pagjumësisë në organizëm
Mungesa e gjumit sjell pasoja për shëndetin e gjithësecilit ndaj është e nevojshme që të planifikoni gjumin e mjaftueshëm për një organizëm të shëndetshëm.

Sipas një studimi ku morën pjesë dy grupe pjestarësh të cilët për një javë kanë fjetur vetëm 5 orë gjumë, gjysma e tyre gjatë ditës dhe gjysma tjetër gjatë natës.

Gjatë eksperimentit, ata kanë matur presionin e gjakut, ritmin e zemrës, intervalet nga rrahja në rrahje dhe nivelet e hormonit të stresit.Në përfundim të testeve u pa se presioni i gjakut kishte mbetur i qëndrueshëm, por ritmi i rrahjeve ishte shtuar te të gjithë personat që morën pjesë në studim.

Në grupin që kishte fjetur vetëm gjatë ditës, nivelet e hormonit të stresit ishin më të larta, ndërsa ritmi i rrahjeve të zemrës binte gjatë kohës që ishin zgjuar.“Ulja e ritmit të rrahjeve të zemrës konsiderohet një tregues i rrezikut kardiovaskular”, kanë thënë studiuesit.

Por sinjalet më alarmante janë vëzhguar gjatë fazës së gjumit, gjatë të cilës presioni dhe ritmi i zemrës bien dhe lejojnë “rigjenerimin” e muskulit të zemrës. /albeu.com/

Shtuar më 18/06/2016, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori