Ndikimi i ngjyrave në sjelljen tonë
Ngjyrat kanë një rëndësi të veçantë në sjellje tona si individë. Ngjyra të ndryshme klanë një domethënje për sjelljen tonë. Ngjyra e kuqe konsiderohet si ngjyra që ndez pasionet, bluja ngjyra që na fal qetësi, e bardha simbolizon pastërtinë ndërsa roza ul agresionin, prandaj dhe qelitë e burgut shpesh janë të lyera me këtë ngjyrë.

Studimet tregojnë se njerëzit janë të prirur që ngjyrat ti lidhin me momente të caktuara në jetën e tyre, duke identifikuar kështu ngjyrën me momentin apo me mënyrën si janë ndjerë. Supozohet se ngjyra blu lidhet me situata të qeta, pasi blu është deti dhe qielli që zakonisht kur i shohim na japin ndjenjë qetësie.

Studiuesit nga universiteti “British Columbia” janë përpjekur të sqarojnë situatën për të gjithë nëpërmjet një prove. Ata ulën pjesëmarrësit e studimit para ekraneve të kompjuterit me fushë të kuqe dhe blu dhe rezultoi se testet e kujtesës u realizuan më mirë në ekranet me fushë të kuqe e ndërsa detyrat krijuese u realizuan mirë në ekranet me fushë blu.

Studiuesit treguan se ngjyra e kuqe sinjalizon shmangien pasi përdoret shumë herë si ngjyrë korektive e gabimeve që në shkollat fillore. Ndërsa ngjyra blu inkurajon procesin e të menduarit.

Ndërkohë ekzistojnë studime që kundërshtojnë njëri-tjetrin përsa u përket ngjyrave dhe sjelljes tonë por momentalisht dekorimi i brëndëshëm mund të konsiderohet thjesht një përzierje e shijes personale dhe artistikes. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2015, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori