Ndikimi i alkoolit në brezin e ri
Fëmijët e atyre prindërve që vuajnë nga çrregullime të përdorimit të alkoolit (AUD) janë në rrezik të lartë për të pasur të njëjtin problem", thotë një studim i ri nga Danimarka.

Studiuesit vunë në dukje se rritja e rrezikut ishte e pavarur nga përcaktuese të tjera të mëdha si: statusi apo probleme të tjera shëndetësore të prindërve.

“Madje sipas këtij studimi rreziku më i lartë ishte tek femrat se sa tek meshkujt, gjë që tregon se sëmundjet e çrregullimeve të alkolit janë të trashëgueshme dhe kanë ndikim tek të dyja gjinitë “ tha Erik Lykke Mortensen, profesor në “Universitetin e Kopenhagenit”.

“Ky është një zbulim i rëndësishëm, sepse studime më të hershme tregonin se trashëgimia gjenetike e problemeve të tilla kishte më shumë ndikim tek meshkujt se tek femrat " shtoi ai.


Studiuesit analizuan të dhënat e marra nga 3.627 burra dhe 3.550 gra, lindur në Kopenhagen, Danimarkë, midis tetorit 1959 dhe dhjetor 1961. Zbulimet e tyre i shfaqen në internet dhe do të dalin edhe në revistën “Clinical & Experimental Research”.

"Mesazhi kryesor për publikun e gjerë është se ka rritje të rrezikut lidhur me abuzimin e alkolit nga ana e prindërve, që do të ndikojë rëndë tek fëmijët e tyre, por sigurisht ka edhe shumë faktorë të tjerë që përcaktojnë nëse një individ zhvillon apo jo një çrregullim nga alkoli" përfundoi Erik Lykke Mortensen. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2011, ora 19:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori