E BUJSHME/ Ronaldo te Fenerbahçe? Në Turqi e bëjnë fakt të kryer

Presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç, ka arritur një marrëveshje parimore me Cristiano Ronaldon.

Çështjet përfundimtare janë duke u diskutuar. Klubi turk është gati të shpërthejnë bombën e transfertave të shekullit duke marrë yllin portugez, raporton ajansspor.com

Marrëveshje në parim me Ronaldon ok

Sipas informacioneve të marra nga Ajansspor, trajneri portugez Jorge Jesus është takuar edhe me bashkatdhetarin e tij Ronaldo dhe e ka bindur atë që të vijë. Sipas informacioneve që kemi marrë, të dyja palët janë pajtuar në parim. Bomba e transfertës së shekullit do të shpërthejë kur të zgjidhen problemet e fundit në lidhje me tarifën. /albeu.com/


Shtuar 1.09.2022 23:02