Ndahet nga jeta ikona e modës
Ikona e modës, Gloria Vanderbilt është ndarë nga jeta të hënën në moshën 95-vjeçare.

Lajmi u konfirmuar nga djali i saj Anderson Cooper për CNN.

Stilistja dhe artistja e famshme vdiq për shkak të kancerit.

Ajo vdiq në shtëpi në Manhatan e rrethuar nga miqtë dhe familja e saj.

Vanderbilt u diagnostikua me kancer të avancuar të stomakut më herët këtë muaj, konfirmoi djali i saj.

Jeta e saj dhe karriera- E lindur në New York në vitin 1924, Gloria Laura Morgan Vanderbilt u rrit në Francë.

Babai i saj, financieri Reginald Vanderbilt, trashëgimtar i një pasuri hekurudhore, vdiq kur ajo ishte fëmijë.

Gloria ishte në qendër të mediave në moshë të re. Ajo u quajt 'vajza e pasur e vogël e mjerë' mes një beteje intensive për kujdestarinë mes nënës dhe hallës së saj të pasur , Gertrude Vanderbilt Whitney.

Halla e saj arriti të merrte kujdestarinë, por Gloria e vogël nuk e njihte mirë.

Stilistja konsideroi dadon e saj, Dodo, si nënë.

Kur ishte adoleshentë dëshironte të qëndronte larg vëmendjes së mediave, por gazetarët e ndiqnin kurdo.

Ajo nisi modelimin në moshën të re dhe 15-vjeçare pozoi për Harper's Bazaar, një nga vajzat e para. Më pas nisi të shfaqet në revistat e Vogue dhe Vanity Fair si edhe për fotografë të njohur si Richard Avedon.

Në moshën 17-vjeçare u martua me agjentin e Hollywood, Pat DiCicco në vitin 1941 kundër dëshirës së hallës së saj. Më vonë e pranoi se kishte bërë gabim.

Kur mbushi 21 -vjeç mori kontrollin e një pasurie prej 4.3 milionë dollarë që ia kishte lënë babai i saj.

Ajo u divorcua nga DiCicco dy muaj më vonë dhe u rimartua menjëherë, këtë herë me dirigjentin Leopold Stokowski, i cili ishte 63 vjeç në atë kohë.

"E njihja prej një javë dhe u martova tri javë më vonë,"-i tha ajo Cooper gjatë një interviste.

E pyetur nëse miqtë e saj mendonin se ishte e çuditshme që kishte rënë në dashur me një burrë katër dekada më të madh, ajo tha: "Për mua nuk kishte rëndësi."

Ikona e modës kishte dy djem me Stokowski, Leopold Stokowski i cili lindi në vitin 1950 dhe Christopher Stokowski në vitin 1952. Në vitin 1954 bëri debutimin në skenë me një dramë romantike 'The Swan' në Pocono Playhouse, Pennsylvania. Një vit më pas botoi një libër me poezi dhe në të njëjtin vit u divorcua nga Stokowski.

Ajo gjeti dashuri përsëri në Hollywood me regjisorin dhe producentin Sidney Lumet, i cili u nominua në Akademinë e Çmimeve disa herë për "12 Angry Men," "Dog Day Afternoon" dhe "Netëork."

Ata u martuan në vitin 1956 por u divorcuan në vitin 1963.

Vanderbilt u martua për herë të fundit prag të Krishtlindjes të atij viti.

Me shkrimtarin Wyatt Cooper, ajo bëri dy djem të tjerë, Carter Cooper në 1965 dhe Anderson Cooper në 1967.
Shtuar më 18/06/2019, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori