Shumë persona në nxitim e sipër anashkalojnë konsumin e një mëngjesi të mirë, duke e filluar ditën të pafuqishëm dhe jo shumë energjik.
Studimet e mëparëshme kanë theksuar se personat që nuk hanë mëngjes janë më të prirur të preken nga kardiovaskulare.
Rëndësia e konsumit të mëngjesit për organizmin tonë është e madhe dhe këtë e vërteton edhe një studim i kryer në Suedi.
Departamenti i Shëndetit Publik në Universitetin Umea publikoi të dhënat e studimit që zgjati më shumë se 3 dekada, që është një nga
studimet me afat kohor më të gjatë.
Në vitin 1981 në vëzhgim u morën 889 adoleshentë të moshës nga 14 deri në 18 vjeç. Në atë kohë ata u pyetën nëse
konsumonin vaktin e mëngjesit dhe një pjesë e mirë e tyre u përgjigjen negativisht.
Në 2008, kur të gjithë këta persona ishin rreth të 40-ave u vu re se ata që nuk
konsumonin mëngjesin në moshën 16-vjeçare kishin 68 përqind më shumë rrezik për t’u prekur nga obeziteti dhe
diabeti, pavarësisht faktorëve të tjerë, si stili i jetës apo aktivitetet që kryenin.
“Mos konsumimi i vaktit të mëngjesit në adoleshencë ka një lidhje të fortë me rritjen e peshës dhe nivelit të glukozës në gjak në moshën madhore”, thonë studiuesit suedezë. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2014,
ora 17:56