“Pse shan, ça dreqin ke”? Ronela Hajati u kthehet ashpër atyre që përdorin fjalë ofenduese

Është folur shumë për Ronela Hajatin së fundmi në rrjetet sociale, nga ata që e adhurojnë muzikën e saj dhe energjinë, deri te kritikët e peshës së këngëtares.

Së fundmi ajo ka reaguar në Top Channel mbi ofendimeve që i janë bërë në rrjet dhe reagimi i saj ka qenë i ashpër, sigurisht jo aq i ashpër sa bullizimi që ka marrë vetë ajo.

“Pse shan, ça dreqin ke,” – u shpreh Ronela e cila me këtë frazë ju drejtua të gjithë atyre që ishin të lirë të fiknin televizorin, të ndërronin radion apo t’i bënin “scroll” telefonit në momentin që nuk ju pëlqente performanca e saj, por nuk kishte arsye se përse duhet të shanin.