Mund të vuani nga dismorfofobia nëse nuk e pëlqeni pamjen juaj
Shpesh herë kompleksi për pamjen fizike sjell edhe probleme shëndetësore, pasi këta persona janë të destinuar për të kërkuar ndihmë te kirurgu estetik dhe në disa raste nuk kënaqen ndaj ata vazhdojnë të kryejnë ndërhyrje në trupin e tyre.

Por në shumicën e rasteve ky është një problem që ka lidhje të drejtpërdrejtë me mënyrën e tyre të të menduarit.

Disa psikologë, të drejtuar nga Jamie Feusner në “School of Medicine” të Los Angeles, kanë zbuluar se truri përpunon imazhin e fytyrës, duke e kaluar në qendrat e shikimit të cilat janë të lidhura me patologjinë, çka do të thotë se vuajnë nga një sëmundje psikike e quajtur "dismorfofobi".

Studimi i psikologëve është publikuar në “Archives of General Psychiatry” dhe thekson se njerëzit e prekur nga ky çrregullim janë në masën 1-2 për qind, ndërsa 1 në 4 prej tyre tenton vetëvrasjen.

Mbetet për t’u kuptuar nëse ky çrregullim është i lindur apo fitohet në kohë. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2014, ora 11:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori