Mund të grimohemi në plazh? Gjërat që duhet t'i dini para se të niseni me pushime
Duhet apo s’duhet të grimohemi në plazh? Është një pyetje që ia bëjmë vetes sa herë përgatitemi për pushime. Megjithatë, rrallëherë rezistojmë pa vendosur asnjë pikë grimi, qoftë një buzëkuq, një rimel 'waterproof' apo edhe ndonjë BB Cream.

Por a është e gabuar të grimohemi në plazh? Jo, nuk ka asgjë të keqe, por kini parasysh këto këshilla, nëse nuk doni të dukeni e mbingarkuar.


Kurrë mos e harroni kremin e diellit

Kremi i diellit nuk duhet anashkaluar kurrë. Vendosni një krem me SPF të lartë dhe lëreni 20 minuta në mënyrë që të përthithet nga lëkura dhe më pas mund të vendosni sipër kremin pudër ose çfarë të doni.

Shmangni fondatinën e trashë

Fondatina e trashë do të duket shumë keq, prandaj zgjidhni diçka që të jetë e lehtë ose fondatinën që përdorni në përditshmëri përziheni me kremin e diellit, do të duket më e lehtë dhe më natyrale.

Përdorni produkte që janë rezistente ndaj ujit

Nëse nuk donigrimi të fshihet nga uji, dielli apo djersa do të ishte mirë që të përdorni produkte që i rezistojnë ujit. Zgjidhni një rimel 'waterproof' dhe mos e teproni me shtresat që do të vendosni në qerpikë.

Shmangni shkëlqyesin e buzëve

Nëse doni që buzët tuaja të kenë ngjyrë vendosni një buzëkuq mat. Shkëlqyesi i buzëve do të rrëshkasë nga nxehtësia.

Mos kaloni shtresa të tjera grimi gjatë ditës

Plazhi nuk është vendi i përshtatshëm për të vendosur shumë shtresa grimi. Përdorni pecetat e thata për të hequr yndyrën apo djersën e fytyrës gjatë ditës.
Shtuar më 01/07/2020, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori