Mund të duket bukur, por bëni kujdes me përdorimin e penelit
Pëlqej
Peneli momentalisht është trendi i momentit por vajzat rralle kujtohen se në fakt duke e vendosur përditë prishin formën e syrit dhe njëkohësisht e dëmtojnë atë.

Nëse lexoni studimin e fundit të publikuar në “Eye and Contact Lens” do të tregoheni më të kujdesshëm në aplikimin e penelit ose do të hiqni dorë prej tij.

Sipas Daily Mail studimi ka treguar se aplikimi i penelit në brendësi të syrit, përveçse është shumë i dëmshëm, mund edhe të deformojë formën e tij.


Studiuesit sugjerojnë më mirë përdorimin e tonit të errët, nëpërmjet një aplikimi të kujdesshëm me anë të një furçeje.

pjesën e poshtme të syrit nuk është aspak i sugjeruar përdorimi i penelit, për shkak të infeksioneve që shkakton dhe njëkohësisht peneli në pjesën e poshtme ka tendencë ta bëjë syrin të duket më i vogël. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 18:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori