Mosha e duhur kur duhet të filloni të përdorni produkte kundër rrudhjes
Sipas dermatologëve kjo është mosha kur duhet të filloni.

Numri i produkteve të disponueshëm në ditët e sotme për rrudhat, poret, për sytë etj, sa janë një dhuratë aq edhe mallkim. Opsionet janë aq të gjëra sa mund të jetë shumë dërrmuese se cili produkt ka efekt për lëkurën tuaj.,

Andaj, kur dhe ku të filloni?

Ekspertët tregojnë se lëkura fillon të plaket nga mosha 20 vjeçare, dhe rekomandohet që ju të filloni rrugën e parandalimit që nga kjo moshë. “Ne rekomandojmë pacientët që të fillojnë të përdorin produkte kundër plakjes dhe rrudhjes në të 20-ta dhe të 30-tat e tyre, kur lëkura jonë ngadalë fillon të humbas kolagjenin, raporton “HuffPost”.

Hapi i parë për të reduktuar shenjat e hershme të plakjes është duke përdorur krem kundër diellit. Ekspozimi ndaj diellit kontribuon shumë në plakjen e lëkurës. Andaj, nëse doni një lëkurë të mirë rekomandohet që të përdorni krem kundër diellit, transmeton lajmi.net.

Hapi tjetër është që të gjeni produktet adekuate të produkteve që gjenden në treg. Ekspertët rekomandojnë produktet më përmbajtje të Vitaminës A, Vitaminë C, acid glikolik, etj, rekomandohet gjithashtu të shihni një dermatolog për të parë se çfarë lëkure keni.
Shtuar më 27/07/2019, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori