Mos u trembni nga strijat, ja si t’i parandaloni gjatë shtatzanisë
Strijat shfaqen te 90% e grave gjatë shtatzënisë. Duket se të gjitha kërkojnë të shpëtojnë prej tyre, ndaj në këtë artikull do t’ju tregojmë si t’i shmangni dhe bëni sa më pak të dukshme.

Çfarë i shkakton strijat?

Shenjat në fjalë s’janë gjë tjetër veçse rezultat i tërheqjes së madhe të lëkurës. Përpos te gratë shtatzëna, strijat janë të pranishme edhe te adoleshentët (rritje e menjëhershme), atletët, personat të cilët humbasin dhe marrin kile drastikisht, njerëzit me lëkurë të hollë etj.

Produktet që mund t’i parandalojnë strijat por jo zhdukin

Përfundimisht duhet të dini diçka: strijat që keni, pavarësisht produkteve që përdorni nuk mundeni dot t’i eleminoni. Mundeni veçse t’i trajtoni për t’i bërë më pak të dukshme dhe çka është më e rëndësishmja të largoni mundësinë për strija të reja. Për këtë ju duhen:

Produkte kozmetike që përmbajnë tretinoin, kolagjen ose acid hialuronik.

Vajra: kokosi, bajameje, ulliri, vitamine E, etj

Aloe vera

Scrub në kushte shtëpie me kafe, mjaltë dhe sheqer
Shtuar më 01/10/2018, ora 18:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori