Mos pini ujë gjatë konsumimit të ëmbëlsirave, ja çfarë i ndodh trupit!
Pirja e ujit gjatë ngrënies së një ëmbëlsire mund t’ju japë sasi më të madhe të sheqerit, konfirmon studimi i ri.

Hulumtuesit analizuan nivelet e sheqeritgjak të njerëzve që hanin ëmbëlsira dhe i shoqëronin ato me ujë si dhe të njërzve që nuk i shoqëronin me ujë.

Shkencëtarët nga Surinami në Amerikën e Jugut gjetën se ata që i shoqëronin ëmbëlsirat me ujë, kishin nivele më të larta të sheqeritgjak.

Nivelet e sheqeritgjak kanë për qëllim që të rriten pas ngrënies. Por në qoftë se nivelet arrijnë shumë të larta, kjo mund të çojë në obezitet madje edhe në diabet të tipit 2. Ekspertët thonë se uji ndihmon trupin të absorbojë glukozën dhe sugjerojnë të konsumohet para ose pas ushqimit, në mënyrë që të minimizojë efektet e sheqerit, shkruan Shendeti +.

Edhe pse studimi i Universitetit Anton de Kom përfshinte vetëm ëmbëlsirat, sugjeron se ky parim mund të zbatohet edhe për ushqime të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2018, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori