Diabeti është një sëmundje që mund të prekë çdo moshë. Ai shkaktohet nga mungesa totale e prodhimit të
insulinës.
Pacientët me
Diabet tip 1, nuk mund të jetojnë pa insulinë ,ndaj ky tip
diabeti është quajtur insulinovartës.
Diabeti tip 1 takohet kryesisht tek fëmijët dhe moshat e reja.
Ky tip
diabeti zhvillohet në përgjithësi papritur,shpejt, zakonisht mbas ndonjë gjëndje virale ,zbulohet me lehtësi, sepse shoqërohet me
shenjat klinike karakteristike, që e shqetësojnë të sëmurin dhe e çojnë te mjeku apo e detyrojnë të bëjë analizat.
Diabeti tip 2 është shumë më i shpeshtë. Ai haset në rreth 90 për qind të rasteve me
diabet. Në këtë tip
diabeti kemi prodhim jo në sasinë e duhur apo në kohën e duhur të
insulinës. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2019,
ora 21:46