Edhe pse të gjithë e dimë që nuk duhet ngrënë shumë në orarin darkës pak e dinë që ka disa ushqime specike që duhen eliminuar totalisht nga darka.
Ja lista e
ushqimeve “të ndaluara” para
gjumit:
Brokoli
Brokoli, lulelarka dhe lakrat e vogla (Brussels sprouts) hyjnë në listën e
ushqimeve që nuk duhet t’i konsumoni para
gjumit. Dietologia Elissa Goodman ka theksuar se këto perime mund të ndikojnë në pagjumësi, sepse hyjnë në familjen e
ushqimeve që nuk treten shpejt. Këto ushqime preferohen të konsumohen gjatë ditës.
Djathi
Mjeku Joseph Murray, ka deklaruar se
djathi mund të jetë shkaktari kryesor që ndikon në rritjen e yndyrave gjatë
gjumit. Yndyra tretet ngadalë, prandaj shkakton probleme me gjumin.
Djathi preferohet që të hahet gjatë ditës, sidomos në mëngjes.
Akullore
Një tas me akullore para
gjumit nuk është fundi i botës, por edhe mund t’ju sjellë probleme me gjumin. Akulloret sikurse edhe
djathi vonojnë deri sa të treten dhe trupi juaj nuk është në gjendje të bëj gjumë të mirë përderisa organizmi juaj është duke u marrë me procësin e tretjes. Gjithashtu, besohet se edhe sasia e lartë e sheqerit mund t’ju shkaktojë pagjumësi.
Ushqimi djegës
Ushqimi djegës është jashtëzakonisht i shijshëm dhe i mirë, por nuk preferohet të konsumohet para
gjumit. Ushqimi i djegëst shkakton probleme të mëdha me gjumin dhe nuk do të gjeni rehati për një kohë të gjatë gjatë natës. Për një gjumë të mirë, refuzoni darkën me speca djegëst. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2020,
ora 22:41