U zgjua nën zhurmën e tritolit dhe plumbave, çfarë ndodhi gjatë natës në Kamëz

Detaje të reja janë bërë të ditura nga Top Channel mbi dy ngjarjet që tronditën gjatë natës Kamzën.

Në lidhje me shpërthimin me truitol në makinën tip “Audi”, bëhet me dije se pronari i automjetit Artan Lleshi, nga Fan i Mirditës jeton në Angli dhe vjen rrallë në Shqipëri.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e veprimtarisë së tij në Angli dhe konflikteve për mashtrim me shtetas shqiptarë.

Në lidhje me shtenat armë drejt biznesit “funeral”, mësohet se pronarja e biznesit Emirjana Muka është divorcuar nga bashkëshorti i saj rreth një vit e gjysmë më parë dhe ish-bashkëshorti ka hapur përballë ssaj po një agjensi funerale.

Ish-bashkëshorti i saj ka konflikte me disa persona për çështje borxhësh dhe dyshohet se biznesi i tij mund të ketë qenë objektivi i sulmit./albeu.com