Arbana Osmani vesh fustan me vlerë marramendëse, ja sa kushton (FOTO LAJM)

Moderatorja Arbana Osmani së fundmi është paraqitur me një fustan super të shtrenjtë. Ajo mori pjesë në premierën e filmit “Sofia”, film ky i realizuar nga bashkëshorti i saj.

Por ajo që mori vëmendjen ishte fustani i saj i shtrenjtë.

Arbana kishte zgjedhur një fustan të gjatë elegant nga Saint Laurent, pjesë e koleksionit Fall ‘22 i fustaneve të mbrëmjes, që në faqen zyrtare të brandit kushton 4,400$ (4,495.50 euro).