Mos hiqni dorë nga përdorimi i agrumeve
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Niseni gjithnjë ditën me një përzierje lëngjesh frutash: portokall, limon, grejpfrut, dhe në fund mbylleni vetëm me një lëng grejpfruti, sepse favorizon tretjen dhe parandalon kapsllëkun.



Duke pasur një veprim pastrues edhe mbi mëlçinë, agrumet riekuilibrojnë kolesterolin dhe favorizojnë drenazhin
Agrumet janë aleati i çmuar i trupit dhe i mbajtjes së linjave, shkruan Shqip.


Jo vetëm për praninë e vitaminave, antioksidantëve (sidomos vit .C) dhe vajrave esencialë, por edhe sepse kanë veti pastruese e antiinflamatore falë veprimit të polifenoleve: një prej këtyre, espiridina, tonifikon enët e gjakut duke ulur përshkueshmërinë e tyre dhe duke parandaluar formimin e celulitit. Duke pasur një veprim pastrues edhe mbi mëlçinë, agrumet riekuilibrojnë kolesterolin dhe favorizojnë drenazhin. Agrumet e kuqe në veçanti, përmbajnë antocianine, molekulat që i japin ngjyrën e kuqe frutave dhe janë në gjendje të bllokojnë zhvillimin e radikaleve të lira që ngadalësojnë dhe rëndojnë punën e metabolizmit. Gjithashtu, në sajë të përmbajtjes së ulët të sodiumit, agrumet këshillohen veçanërisht për personat që vuajnë nga mbajtja e ujit.

Privilegjoni ato biologjike

Për të qenë të sigurt që po blini agrume vërtet të shëndetshme dhe biologjike, është mirë që të keni parasysh disa karakteristika.

- Shmangi agrumet që nuk kanë gjethe: me siguri kanë marrë ndonjë trajtim kimik në brendësi.

- Agrumet duhet të jenë të forta, të rënda, me ngjyrë uniforme dhe pa njolla. Lëkura nuk duhet të jetë shumë e shndritshme: shkëlqimi tregon se frutave u janë injektuar substanca me prejardhje nafte, duke i bërë ato të papërdorshme në kuzhinë.

Mos e hidhni lëkurën

Nëse nuk e dinit, pjesa më e madhe e vitaminave, substancave antioksiduese dhe atyre që ndihmojnë për t’u dobësuar gjenden te lëkura e agrumeve biologjike. E grirë lëkura mund t’i shtohet sallatave të ndryshme, perimeve të ziera, peshkut të pjekur dhe ëmbëlsirave, duke i dhënë pjatës një shije pikante që kufizon përdorimin e vajit dhe kripës. Në rastin e grejpfrutit sidomos, është mirë të konsumohet i gjithë agrumi, madje edhe cipa e bardhë transparente që e mbështjell, e cila ul kolesterolin, rrit tonin e kapilarëve dhe parandalon kandidën, një infeksion që shpesh është shkaku i dhimbjeve të barkut. /albeu.com/

Shtuar më 14/11/2012, ora 18:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Taulant dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Taulant dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian