Aksident të “Pallati me Shigjeta”, një në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një mjet është përplasur me një motor, në zonën e “Pallatit me Shigjeta”.

Burime bëjnë me dije se një person është dëmtuar rëndë dhe është transportuar në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.10.2022, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin I. Sh., 23 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 22 vjeç.

Si pasojë drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 17.10.2022 22:19