Mos e shmangni kurrë mëngjesin
Edhe pse është vakti më i rrallë që konsumojmë, në fakt vakti i mëngjesit mbetet çelsi për një ditë më energji të bollshme.

Por, ndodh që të jemi të apasionuar pas gjumit apo të na marrë një pjesë të mirë të kohës përzgjedhja e veshjes e përgatitja e grimit.

Kështu, ato minuta të limituara që na mbeten, shpesh nuk premtojnë për konsumimin e një vakti të lehtë mëngjesor.

Pasojat? Lodhje e madhe gjatë ditës, mungesë energjie, ndjesi urie edhe pas orëve të drekës…Me pak fjalë, gjithë çka duhet të shmangni, vijnë si pasojë e evitimit të mëngjesit.

Këto janë disa alternativa të shpejta, të cilat do t’ju ndihmojnë ta kaloni ditën pa lodhje e natyrisht, pa ndjenjën e tmerrshme të urisë:

Tost me feta të holla bananesh dhe susam

Lëng frutash me kos dhe boronicë

Tost me domate dhe mozarela

Tost me avokado dhe vezë

Çereale me qumësht, çokollatë dhe banana

Lëng me banane dhe gjalp kikiriku

Vezë e skuqur me spinaq

Kek me limon

Vezë e skuqur me domate dhe kërpudha. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori