Mos e nënvlerësoni pagjumësinë, faktori kryesor që e shkakton
Derisa një gjumë i mirë ka efekt pozitiv në funksionimin e një personi, gjumi i keq mund të kontribuojnë vetëm në gjendjen e dobët psikologjike dhe fizike.

Nga ana tjetër, vetmia, sidomos te të rinjtë, mund të ndikojë në zhvillimin e depresionit, ankthit ose obezitetit, gjë që gjithashtu ndikon negativisht në gjendjen fizike dhe psikologjike, transmeton KosovaPress.Një hulumtim i kryer në Angli dhe Uells ofron të dhëna për ndërlidhjen e mundshme mes vetmisë dhe pagjumësisë te të rinjtë.

Më shumë se 2,200 njerëz në moshën 18 dhe 19-vjeç morën pjesë në hulumtim. Sipas të dhënave, midis 25% dhe 30% të pjesëmarrësve ndonjëherë ndiheshin të lodhur, ndërsa 5% ndjenin më shpesh lodhjen. Shumica e pjesëmarrësve aktualisht jetojnë në universitete larg shtëpisë, gjë që mund të jetë arsyeja kryesore për vetminë, ndërkohë që arsyeja për mungesën e gjumit është ndjenja e frikës më të madhe për sigurinë personale pikërisht për shkak të vetmisë. Një lidhje e tillë është veçanërisht e dukshme te njerëzit e ekspozuar ndaj një forme të dhunës në fëmijërinë e hershme.

Lidhja mes vetmisë dhe gjumit të keq ishte 70% më e lartë për ata që përjetuan format më të rënda të dhunës si fëmijë. E kaluara e ekspozuar ndaj dhunës te të rinjtë shpesh krijon një ndjenjë të pasigurisë, e cila ndikon në jetën shoqërore dhe kjo varet nga fakti nëse një person ndihet i vetmuar dhe i sigurt, pavarësisht nëse jeton vetëm apo jo.

Studiuesit thonë se është shumë e rëndësishme të njihen dhe të ndihmohen të gjithë të rinjtë që kanë këtë problem. Një mënyrë më e mirë për të komunikuar me mjedisin, qoftë me vetë-iniciativë ose me këshillim grupor, është zgjidhja më e mirë për këto dy probleme të lidhura.
Shtuar më 01/10/2018, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori