Formacionet e mundshme Inter-Sampdoria, zikaltërit në ruajtje të rezultateve pozitive

Inter sot do të ndeshet ndaj Sampdorias në Giusseppe Meazza. Zikaltërit janë në kërkim të ruajtjes së rezultateve pozitive, ku duket se djemtë e Simone Inzaghit janë futur në linjën e tyre.

Inter-Sampdoria: E shtunë 29 tetor, ora 20:45, stadiumi Meazza.

Gjyqtar: Luca Massimi.

Renditja: Inter 21 pikë, Sampdoria 6 pikë.

Pasi Inter ka mundur kualifikimin për në fazën eliminatore të Champions League, Sampdoria do të jetë diçka më shumë se një provë në funksion të Juventusit, ndërsa ndaj Bayernit do të ketë më shumë ndryshime. I konfirmuar gjithmonë Onana në portë, De Vrij duhet të kthehet në mbrojtje me Skriniar dhe Bastonin. Dumfries dhe Dimarco mendohet të jenë krahët, Barella-Calhanoglu-Mkhitaryan në mesfushë dhe Dzeko-Lautaro në sulm, ku Correa dhe Lukaku do të presin nga stoli./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.10.2022 09:14