“Man United duhet ta lërë Ronaldon të largohet, tani klubi nuk është gati të luftojë për titullin”

Wayne Rooney ndau mendimin e tij për të ardhmen e sulmuesit Cristiano Ronaldo.

“Mendoj se Manchester United duhet ta lërë Ronaldon të largohet. Nuk është se ai nuk mund të luajë për ekipin Ten Hag ai mund të luajë kudo dhe gjithmonë do të shënojë por mua më duket se Manchester United nuk është gati të luftojë për titullin tani, kështu që qëllimi duhet të jetë ndërtimi i një ekipi që mund ta bëjë këtë në 3-4 vjet. Kjo kërkon një plan.

Nëse Ronaldo me të vërtetë dëshiron të largohet, Manchester United duhet ta lërë atë ta bëjë këtë dhe më pas të nënshkruajë një numër 9 i cili do të jetë në klub për 3-4 sezonet e ardhshme dhe do ta ndihmojë skuadrën të ketë sukses. Ten Hag duhet t’i jepet kohë, “tha trajneri i DC United në një rubrikë për The Times. /albeu.com/


Shtuar 7.08.2022 16:55