Sa raste aktive me COVID-19 ka në Tiranë dhe gjithë vendin?

Përmes një statusi në “Twitter” Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se në Tiranë ka më pak se 100 raste aktive kurse në gjithë vendin rreth 320.

Teksa thotë se këto tregues janë inkurajues për situatën e pandemisë në vendin tonë ka një apel për qytetarët që të mos e ulin vigjilencën për të kufizuar sa më shumë përhapjen e Covid-19..

“Në Tiranë ka më pak se 100 raste aktive me #covid19, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 320 raste. Tregues inkurajues për situatën e epidemisë në vend, e cila po shkon drejt përmirësimit. *Kujdes, mos e ulni vigjilencën, për të kufizuar sa më shumë përhapjen e #covid19”, shkruan Manastirliu.


Shtuar 4.06.2021 16:54