Inter dëshiron transferimin e lojtarit të Atletico Madrid

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se Inter është rikthyer për interesimin e mesfushorit argjentinas të Atletico Madrid, Rodrigo De Paul.

Argjentinasi nuk është i kënaqur me Atletico Madrid dhe me kënaqësi do të kthehej në Itali. Dy javë më parë, Piero Ausilio ka analizuar detajet që mund të bëjnë të mundur transferimin e lojtarit në Milano.

Drejtuesit zikaltër po shpresojnë një transferim të mundshëm të tijin në merkaton e verës, dhe zikaltërit dëshirojnë që pagesa e shumës së tij t’i bëhet ekipit spanjoll me këste./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.04.2022 09:51