EMRAT/ Kush do të jenë ekspertët që do të hetojnë zgjedhjet e 25 prillit

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, janë propozuar dhe miratuar emrat e ekspertëve që do të asistojnë veprimtarinë e komisionit.

Ekspertët e zhgjedhur janë:

Nga PD- Marinela Ziu dhe Marash Logu

Nga PS- Mariglen Legisi dhe Eridian Salianji

Nga LSI- Silva Caka.

Kujtojmë se, gjatë mbledhjes së sotme, PS ka kërkuar informacion drejtuar Lulzim Bashën dhe për Policinë e Shtetit për strukturën e mbrojtjen së votës e ngritur nga PD, para zgjedhjeve të 25 prillit.

“Kërkesë për Lulzim Bashën, kërkojmë informacion të detajuar, kur është themeluar struktura e mbrojtjes së votës, me cfarë platforme, akti që e ka themeluar strukturën në fjalë, si janë organizuar nga qendra e partisë deri në njësinë bazë, cila ka qenë skema organizative e kësaj strukture, si është financuar, mbi cilat kritere është bërë rekturimi, sa ka qenë numri i anëtarëve, cilët kanë qenë drejtuesit, lista ë anëtarësisë, veprimtaria e tyre dhe e secilën anëtarë, a ka pasur përpjekje nga drejtuesit për korrigjimin e akteve të kundraligjshme, a ekziston sot, kjo strukturë, nëse jo a ka skema të ngjashme që parashikojnë rithirrjen e kësaj strukture.

Kërkesa e dytë për Policinë e Shtetit. A ka qenë në dijeni policia e shtetit për këtë strukturë, cila ngjarje për krime zgjedhore janë kallëzuar nga kjo strukturë, në sa ngjarje rezulton e përfshirë struktura e mbrojtjes së votës, në cilat qarqe kanë ndodhur, a ka patur bashkëpunim të kësaj strukture me policinë e shtetit, po denoncime?”, njofton PS./albeu.com