Gjyshërit vrasin mbesën 5-vjeçare, e fshikulluan me rrip sepse bëri rrobat pis

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Chikago të SHBA-ve.  Gjyshi dhe gjyshja rrahën për vdekje mbesën e tyre 5-vjeçare, sepse kjo e fundit u bë pis.
Mediet e huaja kanë publikuar detaje nga dhuna barbare që gjyshërit ushtruan ndaj mbesës së tyre.

Gjyshërit mostra fshikulluan mbesën rreth 12 herë me rrip, sepse vogëlushja bëri jashtëqitjen në pantallona. Siç raportojnë mediet e huaja, gjyshi ka thënë në polici se “ishte më i ashpër me mbesën nga se ç’duhej të ishte”.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur më 14 korrik, ndërsa mësohet se gjyshërit ushtronin dhunë mbi mbesën e tyre në mënyrë sistematike gjatë dy muajve të fundit.

Dy të moshuarit ndodhen tashmë në qeli, ndërsa pritet të njihen me dënimin e tyre në ditët në vijim. Ata akuzohen për vrasje të shkallës së parë të shkaktuar nga lëndime të shumta për shkak të abuzimit ndaj të miturës.

Ngjarja e rëndë u zbulua kur vetë gjyshi telefonoi policinë dhe i tha se rrahu mbesën, sepse bëri pis rrobat.

5-vjeçarja jetonte me gjyshërit që prej muajit prill, pasi nëna e saj nuk kishte kushtet për tu kujdesur për të./albeu.com/


Shtuar 21.07.2023 08:13