Mjekët mbajnë në jetë beben e lindur pa gjak
Një foshnje gjashtë muajëshe është cilësuar nga mjekët në Britani si një mrekulli, pasi ajo lindi efektivisht pa gjak, por tani është shëndoshë e mirë.

Olivia Norton lindi me një nivel shumë të ulët të hemoglobinës, që është transportuesi i oksigjenit në qelizat e kuqekuqe të gjakut, sa mjekët thanë se ajo nuk do jetonte më shumë se dy orë.

Por pas disa transfuzioneve emergjente, ajo mbijetoi dhe tani nga një bebe e bardhë është kthyer në një bebe rozë dhe simpatike.

Problemi i Olivias është aq i rrallë sa tani është përfshirë në tekstet mësimore.
Shtuar më 02/04/2012, ora 22:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori