Mjekët izraelitë zbulojnë ilaçin kundër diabetit
Një ilaç i ri,i cili është duke u zhvilluar në Izrael, mund të jetë përgjigjja për trajtimin e shkaktarit kryesor të diabetittipit 2, rezistencës ndaj insulinës.

Sipas bashkëthemeluesit të qendrës “BioPharma”, prof.Mottie Chevion, pjesa unike e këtij ilaçi, të quajtur Zygosid-50, është që e anulon rezistencën ndaj insulinës.

“Ky është një ilaç anti-diabetik”, tha ai gjatë një interviste për gazetën “Jerusalem Post”.

Ai sqaroi se shkaktari i diabetittipit 2 nuk është plotësisht i qartë, duke shtuar se në këtë ndikojnë disa faktorë, përfshirë mbipeshën, stilin e jetesës, përdorimin e ushqimeve të pashëndetshme dhe moshën, të cilat çojnë te ky lloj i diabetit.

“Ekziston gjithashtu një lidhje me përkatësinë etnike, historinë familjare dhe depozitat multigjenetike”, tha ai. “Është një kombinim i faktorëve gjenetikë dhe nxitësve të mjedisit, ndonëse ka dallime në rajone të ndryshme të botës”, shtoi profesori Chevion.

Ai tha se në bazë të statistikave më të reja nga dhjetori i vitit 2019, në botë janë 463 milionë njerëz të diagnostifikuar me diabet në mbarë botën, shkruan “Jerusalem Post”.

“Nga ky numër, rreth 95 për qind e kanë tipin 2. Deri në vitin 2045, do të kemi rritje prej 51 për qind të rasteve të diabetit, që nënkupton se 700 milionë njerëz do të diagnostikohen me këtë sëmundje”, shtoi ai.

“Me ilaçin Zygosid-50, ne po e propozojmë përdorimin e një tablete të re për trajtimin e personave me diabet dhe për parandalim te personat para-diabetikë”, tha hulumtuesi.

Sipas tij, ilaçi Zygosid-50 e nxit një shkëmbim ndërqelizor, ku e largon të ashtuquajturin hekur të lirë në qeliza dhe e zëvendëson atë me zink.
Shtuar më 22/01/2020, ora 15:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori