Mjalti, ideal për buzë tërheqëse
Pëlqej
Në periudhën e dimrit, të shumta janë problemet që na shkaktohen në fytyrën tonë, duke filluar nga tharja e lëkurës, e ndërsa dhe buzët humbin shkëlqimin e tyre.

Një krem ushqyes do të ishte ideal, ndaj ju mund të krijoni një maskë në shtëpi me disa produkte të cilat i gjeni lehtësisht.

Për këtë ju duhen 1/2 lugë çaji vaj ulliri, 1 lugë çaji mjaltë, 3 lugë çaji sheqer dhe disa pika limoni. Në fillim duhet të përzjeni të gjithë përbërësit sëbashku në një enë, dhe më pas masazhojini tek buzët. Të gjithë këta përbërës janë super hidratues për buzët dhe në veçanti mjalti. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori