E rëndë, elefanti sulmon për vdekje fermerin në Uganda

Një elefant i egër ka sulmuar disa fermerë në lagjen Bulisha të Ugandës, duke lënë të vrarë një dhe duke plagosur dy të tjerë.

Një zëdhënës i policisë bën me dije se “autoritetet janë informuar për vdekjen e një 62-vjeçari dhe plagosjen e dy fermerëve të tjerë nga një elefant”.

Edhe pse zëdhënësi e quajti ngjarje si “një dukuri të rrallë” në zonën, e cila kufizohet me Parkun Kombëtar Murchison Falls, raportet e vitit të kaluar tregojnë se fshatarët janë ankuar se elefantët kanë bërë kërdi në fushat e tyre, duke bërë thirrje që autoritetet të marrnn masa.

Muajin e kaluar, një fermer 53-vjeçar u vra duke u përpjekur të parandalonte elefantët të shkelnin në tokat e tij, kufirit të Parkut Kombëtar, në distriktin Kanungu të Ugandës jugperëndimore./albeu.com/