Mësuesja më e vjetër e jogas
Rekordi botëror Guinness e ka cilësuar këtë grua si mësuesen më të vjetër të jogas në planet dhe ajo s’ka ndër mend të ndalojë shpejt në kohë.

“Unë do të jap mësime joge derisa të kem frymë, atëherë unë do të fluturoj drejt një planeti tjetër. Unë thjesht e dua jogan, ajo ndriçon jetën time dhe bën këdo të buzeqeshë”, është shprehur e moshuara.

Tao Porchon-Lynch ka provuar një sërë aktivitetesh gjatë jetës së saj, si p.sh aktrimin, modelimin dhe vallëzimin.

Ajo rrëfen se pas një operacioni mjekët i thanë se s’do të mund të bënte më joga dhe kujton se kur doktori e pa duke bërë sërish joga pas operacionit e quajti ‘gruaja mrekulli’.
Tao ka dhënë joga për 61 vjet dhe aktualisht jep mësime në qytetin e New Yorku-t.

Shtuar më 18/05/2012, ora 17:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori