Mësoni të ndryshoni traditat, ekziston një recetë ideale edhe për picën
Pëlqej
Përbërësit:

-230 gr brumë (pice, në temperaturën e dhomës)

-1/3 filxhan çaji vaj ulliri (ekstra i virgjër)

-1 filxhan çaji domate (të freskëta, të copëtuara)

-1/2 filxhan çaji pançetë (ose proshutë e copëtuar, e tiganisur -derisa të jetë bërë krokante)

-1/3 filxhan çaji ullinj të zinj (ose jeshilë, të copëtuar)

-2 vezë (të mëdha)

-1/2 filxhanë çaji djathë parmixhano (ose Pecorine të thërmuar)

-1/4 filxhan çaji ajkë (qumështi)

-3 lugë gjelle borzilok (të freskët, të copëtuar)
piper i zi (i trashë)

Përgatitja:
1
Nxehim paraprakisht furrën në 230 gradë C. Shtrijmë brumin me dorë në një rreth të trashë 31-36 cm dhe e vendosim në tepsi pjekjeje që e kemi pluhurosur lehtë me miell misri.

2
Lyejmë mirë me vaj ulliri pjesën e sipërme të brumit të picës dhe pastaj hedhim sipër domate, pancetta (ose proshutë) dhe ullinj.

3
Në një tas të vogël rrahim së bashku vezët, djathin dhe ajkën dhe pastaj i hedhim mbi brumin e picës duke i shpërndarë në mënyrë të barabartë me pjesën e pasme të lugës.

4
Rregullojmë borzilokun mbi përzierjen e vezës dhe i pjekim derisa të bëhet krokante dhe të marrë ngjyrë kafe të lehtë, rreth 15 deri në 20 minuta.

5
E spërkasim sipër me piper të zi të trashë, e presim në copa dhe e shërbejmë menjëherë. /shije/
Shtuar më 18/03/2018, ora 23:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori