Mësoni këtë hile për volum më të lartë në Iphonen tuaj
Pëlqej
Jemi në stinën e nxehtë të verës dhe këngët na duken më të bukura nëse i dëgjojmë me volum të lartë në maksimum.

E disa herë ankohemi pse iPhone-i ynë nuk ka shumë volum, por tashmë nuk do e bëjmë më.

Një përdorues i Twitter ka publikuar një postim në këtë rrjet social ku ka treguar se si ta rrisni volumin e smartphone-it tuaj.

Menjëherë pas publikimit të tij personat e tjerë e falënderuan pa masë, duke e ripostuar shkrimin e tij 84 mijë herë.

E gjitha çfarë duhet të bëni është të shkoni te “Settings”, zgjidhni “Music”, lëvizni poshtë dhe shkoni te “EQ”, më pas zgjidhni “Late Night” dhe do ta vëreni se ndërkohë që luhet kënga, volumi rritet. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2017, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori