Mësoni çfarë tregon forma e vetullës mbi personalitetit tuaj
Në pamje të parë mund të tingëllojë e çuditshme, por mjekësia kineze po gjen gjithmonë e më shumë lidhjeve mes tipareve të ndryshme dhe karakterit tonë. Forma e fytyrës, buzës, hundës, ballit , syve mund të fshehin disa të dhëna shumë të rëndësishme rreth personalitetit.

Vetulla, për shembull jo vetëm që thekson shprehinë e fytyrës, por edhe zbërthen.

Vetulla drejtvizore: Nëse keni këtë lloj vetulle jeni shumë e rezervuar, e organizuar dhe ju pëlqen rregulli. Nuk i lini kurrë gjërat në mes dhe nuk hiqni dorë nga synimet që i vini vetes.

Vetulla në formë gjysmërrethi: Kjo lloj formë është ndër më të përhapurat. Femrat që kanë përpiqen të vendosin gjithmonë një lloj ekuilibri dhe harmonie me veten, të tjerët dhe ambientin që i rrethon. Jeni të zgjuara, të qeta dhe shumë paqësore.

Vetullat me kënd: Kjo formë njihet ndryshe edhe si krahët e pulëbardhës dhe është një ndër trendet e viteve të fundit. Vetulla formon një kënd të ngritur në gjysmën e gjatësisë së saj. Ky kënd nënkupton dëshirën për të shprehur fantazinë dhe krijimtarinë. Jeni shumë krijuese dhe ëndërrimtare.

Vetullat e larta: Vetullat e larta quhen të tilla pasi gjinden goxha lart nga qepalla e syrit. Femrat që kanë vetulla të tilla janë shumë formale dhe u pëlqen të vendosin një lloj distance me njerëzit që i rrethojnë. Janë shumë të sigurta në vetvete, të ftohta dhe aspak bashkëpunuese.

Vetullat e ulëta: Femrat me vetulla të tilla janë shumë të përqendruara në gjërat që bëjnë, prandaj kane dhe gjithmonë rezultate të mira në jetën profesionale. U pëlqejnë detajet dhe janë vëzhguese të mira .


Njerëzit me vetulla të trasha janë persona shumë aktivë që mendojnë gjatë gjithë kohës, kanë gjithmonë ide të reja dhe janë të gatshëm për çdo gjë. Ndërsa personat me vetulla të holla konsiderohen si persona po aq të zgjuar sa të parët, por që preferojnë t’i bëjnë gjërat me radhë, njëra pas tjetrës.
Shtuar më 05/07/2019, ora 08:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori