Tirana dështon në Luksemburg dhe rrezikon kualifikimin (VIDEO)

Dështim i papritur, Tirana pëson një humbje të rëndë në Luksemburg për llogari të fazës së parë të UEFA Champions League kundër kampionëve vendas të Dudela

Pa ide dhe për më tepër me një lojtar më shumë për rreth 20 minuta, sërish skuadra e Orges Shehit u thye nga një gol në pjesën e dytë që mund ta penalizojë për sfidën e kthimit që do të luhet javën e arshshme në “Air Albania”.

Nuk funksionoi pothuajse asgjë në sfidën e luajtur në “Jos Nasbaum” ku vendasit kontrolluan Tiranën dhe e sulmuan në kundërsulm e madje shënuan duke shfrytëzuar përgjumjen e bardhebluve në minutën e 71 ku Hassan theu bardheblutë në një moment kur ndeshja po luhej në suoperioritet numerik për bardheblutë të cilët si për ironi, pas minutës së 54 kur duhej të sulmonin më shumë, u tërhoqën në mënyrë të pakuptimtë.

Ndeshja u komplikua kur Limaj 18 minuta nga fundi u ndëshkua me të verdhin e dytë duke barazuar numrin e lojtarëve në fushën e lojës.

Zhgënjim për kampionët e Shqipërisë që nuk arrijnë të kalojnë një kundërshtar modest në letër por shumë të vështirë në fushën e lojës. Bardheblutë nuk treguan asnjë grimcë nga skuadra që mbylli sezonin me dominim total në Superiore dhe sfida e kthimit mund të konsiderohet jetike për ekipin e Shehit që duhet të kthejë në favor disavantazhin e 90 minutave të para.


Shtuar 6.07.2022 21:30