Për shkak të stresit vuan edhe sistemi jonë imunitar, çrregullohet puna e hormoneve, lodhen muskujt dhe rraskapitet organizmi - që shpesh shoqërohen edhe me sëmundje. Sa i përket trurit, stresi kronik di të shkaktojë humbjen e kujtesës dhe shfaqjen e ëndrrave të
këqija.
Ekspertët thonë se truri, i cili është i ngarkuar me mendime të rënda të cilat nuk di si t’i përpunojë,
ndihmën e gjen në ankthin e natës.
Ëndrrat e
këqija janë një formë e mirë për të tejkaluar momentet stresuese, të cilat në këtë mënyrë bëhen më pak të rrezikshme për shëndet.
Sipas shkencëtarëve amerikanë, ëndrrat duhet të konsiderohen si psikoterapi. Në to mund të gjejmë shkaktarët e mundshëm të nervozës sonë dhe sugjerimet se si t’i tejkalojmë ato.
Nëse gjatë gjumit
jeni të frikësuar ose të turpëruar, mendoni pse ndodh kjo. Pastaj, pyetuni se çfarë ua shkakton ndjenjat e njëjta edhe kur
jeni zgjuar.
P.sh. ndoshta mund ta kuptoni se
keni thënë ose
keni bërë diçka jo të mirë në punë, ose
keni nevojë që t’i kërkoni dikujt falje ose të
jeni më të kujdesëm në të ardhmen…
Në rast se ëndrrat e
këqija ua çrregullojnë gjumin normal, paraqiten thuajse çdo natë ose janë shumë shqetësuese, atëherë duhet të kërkoni
ndihmën e psikologut ose psikiatrit, të cilët do t’u ndihmojnë t’i rregulloni mendimet. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2018,
ora 22:11